Meta apelon për zgjidhjen e kërkesave të naftëtarëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta bëri të mërkurën thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes qeverisë dhe naftëtarëve në grevë.

Meta shkroi një postim në Facebook ku theksoi se palët “duhet menjëherë të vendosin dialogun për zgjidhje sa më të parnueshme të kërkesave dhe të drejtave të naftëtarëve”.

Në mesazhin e tij Meta thotë se në këtë mënyrë mund të shmanget “përshkallëzimi i situatës” dhe “përkeqësimi i shëndetit të grevistëve”.

“Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të mëtejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve,” – u shpreh Meta.

Prej dy muajsh naftëtarët protestojnë me grevë urie për shlyerjen e dhjetëra pagave të prapambetura dhe rivënien në punë të rafinerisë së Ballshit. 

Së paku 20 ditët e fundit grevën e urisë e kanë vijuar gratë naftëtare, shëndeti i së cilave është rënduar së tepërmi.

Javët e shkuara përmes disa postimesh në Twitter, kryeministri Edi Rama u pati bërë thirrje që të dilnin nga greva dhe më pas “ai do të ishte i gatshëm” për të biseduar me ta për një zgjidhje, kërkesa që janë refuzuar nga naftëtarët.

 

Lexoni gjithashtu:

Dita e 19-të e grevës në Ballsh, naftëtaret: Po mundohemi të mbijetojmë


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER