Qeveria ndihmë bizneseve në luftën anti-Covid, Partia Demokratike: Është tallje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një paketë mbështetëse për bizneset e vogla dhe të mesme do të shpërndahet gjatë muajve nëntor-dhjetor. Ndërsa vendi po përballet me rritjen e shpejtë të infektimeve me Covid-19, qeveria ka miratuar një fond të posaçëm për këto biznese.

Në mbledhjen e qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të mbulojë një pjesë të shpenzimeve, për të zbatuar protokollet në kuadër të pandemisë COVID-19, bazuar në numrin e të punësuarve.

Konkretisht, ndërmarrjeve u jepet si ndihmë financiare një shumë fikse, në masën 4000 lekë për çdo punonjës, për të dy muajt, ose 2000 lekë për secilin muaj. Nuk përfitojnë nga ndihma financiare ndërmarrjet, të cilat nuk rezultojnë aktive në datën e hyrjes në fuqi të vendimit dhe që nuk kanë dorëzuar deklaratë vjetore për vitin 2019. 

Për vendimin ka reaguar, edhe Partia Demokratike përmes anëtarit të kryesisë,  Enno Bozdo, i cili e ka cilësuar ndihmën si tallja e tretë për ta. Bozdo tha se qeveria ka dhënë vetëm 1.5 milionë euro për këtë paketë, dhe se 2000 lekë në muaj për punëtor janë më pak se shpenzimet ditore për maska dhe dezinfektues. 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e të rinjsh...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER