Rama sulmon opozitën: Buxheti 2021 përbën angazhim më të madh për shëndetësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga foltorja e kuvendit opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentit. Teksa diskutohej buxheti për vitin e ardhshëm, kreu i ekzekutivit e konsideroi atë, si angazhimin më të madh financiar për shëndetësinë.

“Sot janë të njëjtën njerëz, por e njëjta formulë, të njëjtët që ftojnë shqiptarët të votojë për Lulin dhe të marrin peshqesh Ilir Metën dhe Monikën, se Saliu është barkun e Lulit, jo si lepur, por si luan.

Ju jeni ndryshe, por tabelën e shumëzimit e keni njësoj me ata që s’janë këtu. Ju opozita këtu dhe ata bashkohuni që të hiqet tabela e shumëzimit nga ky vend që të shpëtojnë të gjithë, liberalizoheni aritmetikën. E keni dhënë me prova që jeni tapë topi. Ky buxhet përbën edhe angazhimin më të madh financiar të një qeverie në 30 vjet për shëndetësinë”, tha kryeministri.

Rama e cilësoi si shumë të suksesshme mënyrën se si qeveria i përballoi të dyja krizat e njëpasnjëshme, në fillim tërmetin e 26 nëntorin e më tej pandeminë e coronavirus që ka mbërthyer të gjithë botën.

Sipas tij, nëse këto fatkeqësi do të kishin ndodhur në kohën kur qeveristë PD, nuk dihet cili do të ishte fati i njerëzve, që sot siç tha janë pa shtëpi për shkak të një fatkeqësie natyrore, por nesër do të kenë në dorë çelësat e shtëpive të reja, falas.


Etiketimet

Protesta që përfundoi me vrasjen e 4-fishtë në Bulevard

Si sot 11 vjet më parë, një protestë e organizuar kundër qeverisë së atëhershme të Sali Berishës, u kthye në demonstratë të dhunshme. Ziver Veizi,...

Meta akuzon Bashën që shiti zgjedhjet e 25 prillit

Ilir Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka shitur zgjedhjet e 25 prillit, ditën e sotme. Akuzën e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook,...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER