Tritol shtëpisë së Talo Çelës, njeriut më të kërkuar në Shqipëri pak kohë më parë i vranë vëllanë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Lënda plasëse ishte vendosur në shtëpinë e të shumëkërkuarit Talo Çela, të cilit pak kohë më parë i ekzekutuan të vëllanë në një atentat.

Burime nga policia lokale bëjnë me dijes se më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme, në pronësi të shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale

Banesa ku është vendosur sasia me lëndën plasëse ndodhet vetëm pak metra nga vendi ku u ekzekutua i vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela.

Banesa ndonëse e pabanuar, është e pajisur me sistem kamerash sigurie.

talo

Pak kohë më parë policia e shtetit vendosi 10 mijë euro shpërblim për personin që lokalizon vendndodhjen e 49-vjeçarit Talo Çela, i kërkuar për disa vepra të rënda penale.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Përveç këtyre akuzave, 49-vjeçari gjithashtu dyshohet se është autor i dyshuar për vjedhjen e ndodhur në pistën e aeroportin “Nënë Tereza” në prill të vitit të kaluar, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Ngjarja e fundit ku dyshohet se është përfshirë Çela është vrasja e dy vëllezërve në Durrës. Në bazë të dyshimeve, 49-vjeçari është porositës për vrasjen e vëllezërve Haxhia, ngjarja e cila mundtë ketë lidhje gjithashtu me grabitjen në aeroportin e Rinasit.


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER