Zero taksa për industrinë e kromit dhe bakrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria depoziton ne Kuvend projektligjin, falen 500 milion leke për 3 vite

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj që zeron taksen për industrinë e përpunimit të  kromit dhe bakrit.

Sipas nismës parashikohet që për një periudhe 3 vjeçare të hiqet renta minerare për fabrikat që merren me pasurimin e kromit në ferrokrom dhe industrinë e përpunimit të mineralit të bakrit.

Efektet financiare të kësaj nisme parashikohet të jenë në 500 milionë lekë për arkat e shtetit.

Qeveria e argumenton këtë projektligj duke e lidhur nevojshmërinë e tij me efektet financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në sektorin minerar në vend.

Në relacion shprehet se kjo industri është ndër më kontributoret në bilancin tregtar dhe rrezikon falimentin si pasojë e efekteve financiare të COVID-19 dhe se masa financiare do të shërbejë në rritjen e vlerës së mineralit të kromit në mënyrë që mos të shiten si minerale të varfër por i pasuruar në ferrokrom.

Në grupin e mineraleve metalore që preken nga ky projektligj përfshihen kromi dhe bakri. Ky është grupi më i rëndësishëm i mineraleve, që përfaqëson rreth 85% të investimeve që realizohen çdo vit në industrinë minerale. Brenda këtij grupi, minerali i kromit ka peshën më të madhe me rreth

80% të investimeve.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER