Apeli rrëzon padinë e Sinan Tafajt kundër KED-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme, Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e Sinan Tafajt kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Tafaj kandidoi për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, por u skualifikua nga KED. Para mediave ai ka deklaruar se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas tij i gjithë procesi është i jashëligjshëm. 

Vendimin e KED-së, ai e ka quajtur diskriminues, për shkak se është i verbër.

“Gjykata nuk e ka arsyetuar ende vendimin. Unë mund të marr pagesën si i verbër dhe mund të punoj. Straburgu do ta shpallë qëndrimin e KED-së të paligjshëm. Gjithë procesi do të dalë i jashtëligjshëm.”, u shpreh ai para mediave.

Prej ditësh Apeli Administrativ po shqyrton vetem çështje emergjente pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe disa gjyqtarë janë të infektuar me Covid-19.

Lexo gjithashtu: 

COVID po zvarrit gjyqet, gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të prekur mungojnë në seanca

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED përjashton nga gara 4 kandidatë të tjerë


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER