Mbeti i plagosur në vrasjen e Azem Hajdarit, Zenel Neza thirret dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata ka vendosur që në gjyqin ndaj Izet Haxhisë të pranojë marrjen si dëshmitar të Zenel Neës, personi që mbeti i plagosur në vrasjen e Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998.

Kërkesa për të marrë në pyetje Zenel Nezën në cilësinë e dëshmitarit është bërë nga Izet Haxhia dhe Prokuroria.

Trupa gjykuese e drejtuar nga Lazer Sallaku vendosi të shprehet në një moment tjetër nëse do të merret si dëshmitar ish-kryeministri, Sali Berisha.

Avokati Idajet Beqiri ka debatuar me kryesuesin e trupës gjykuese Lazer Sallaku për shkak të mos marrjes së një vendimi për të pyetur Sali Berishën.

“Ju po politizoni procesin gjyqësor, unë ju kam thënë që Sali Berisha e ka parë ngjarjen nga dritarja”, u shpreh avokati.

Gjykata e Tiranës ka tashmë një listë prej rreth 30 dëshmitarësh që kërkohen nga të dyja palët, si mbrojtja ashtu edhe organi i akuzës. Listën e kryeson ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa gjykata akoma nuk është shprehur nëse do të pranojë emrat e të gjithë dëshmitarëve.

Izet Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006. Në maj të këtij viti ai u ekstradua në Shqipëri, ku është dënuar me 25 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator të vitit 1998.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER