Meta në Bylis: Qëllimi ynë i vetëm zgjedhjet e 25 prillit dhe populli shqiptar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për mediat nga Bylisi ku dhe shprehu se interesi i tij i vetëm janë zgjedhjet e 25 prillit dhe populli i Shqipërisë.

“Unë kam nisur marshimin tim si president i Shqipërisë drejt referendumit të 25 prillit dhe ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë,” – u shpreh Meta.

Sa i përket arrestimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaccit, Meta tha se krimi i Gjykatës Speciale ishte pasojë e investimit të Serbisë.

Meta e konsideroi Serbinë aleate të Speciales teksa tha se kjo është një përpjekje e dështuar për të vënë në diskutim luftën e drejtë dhe heroike të shqiptarëve të Kosovës apo për të futur në krizë funksionimin e shtetit.

“Krijimi i Gjykatës Speciale, ishte një investimi i Serbisë, i aleatëve të saj. Është edhe një çmim që paguhet për çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës. Absolutisht! Kjo është një përpjekje e dështuar për të vënë në diskutim luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës, apo edhe për të futur në krizë funksionimin e shtetit të Kosovës. Kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë vigjilencë.” – u shpreh Meta.

I pyetur për çështjen e naftëtarëve, të cilët dy muajt e fundit janë në grevë për pagat e prapambetura, Meta tha se “përgjigja e vetme që i ka ngelur Presidentit ndaj qeverisë” është “shpërndarja e parlamentit”.

“E vetmja zgjidhje që mund të bëhet është shpërndarja e Parlamentit dhe shpërndarja e qeverisë për të zgjidhur një problem mjaft të agravuar social, por nuk mendoj se është ky momenti për t’i dhënë përgjigjen e merituar një qeverie çnjerëzore, aq më tepër kur rëndohet shëndeti i grave dhe shëndeti i të gjithë grevistëve,” – u shpreh Meta, i cili shtoi se shpresonte ende në gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut. 

“Shpresoj që të ketë një dialog sa më parë që të jetë e mundur, dhe për humbjen e jetës apo të shëndetit të çdo qytetari e qytetareje do të ishte një përgjegjësi tepër e rëndë e qeverisë aktuale dhe në veçanti e kryeministrit,” – këmbënguli presidenti.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER