Pandemia, Basha: Është faji i Ramës që numri i viktimave po rritet nga dita në ditë, e ka mundësinë të rimbursojë paketën anti-COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e kësaj të premteje një takim me penisonistët e Njësisë nr.4 në Tiranë.

Kryedemorakti ka theksuar se është faji i kryeministrit Edi Rama që çdo ditë po rritet numri i të infektuar dhe viktimave të shkaktuara nga COVID-19. Basha akuzoi kreun e qeverisë se nuk shton kapacitet në shëndetësi dhe madje nuk ndihmon as të moshuarit në këtë kohë pandemie.

“Është rritur numri i të vdekurve, numri i të infektuarve. E gjitha kjo është faji i një njeriu, është faji i kryeministrit. Ai rri në Facebook dhe poston foto. Merr lekët dhe ua jep njerëzve të vet, nuk i çon për të shtuar kapacitetet e spitaleve.

Nuk bën hapat që i kemi thënë. Nuk rimburson paketën e ilaçeve COVID. Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. Kemi kërkuar që të rimbursojë këtë paketë, as pensionistët nuk i paguajnë dot këto ilaçe.

Po ashtu për të gjithë pensionistët kemi kërkuar një çek prej 2 mijë lekësh të reja në muaj, për maska, për dezinfektantë. Në vend që të marrë masa për të ruajtur shëndetin e tyre rri në Instagram dhe Facebook dhe sulmon opozitën, është faji i tij që numri i të vdekurve po rritet nga dita në ditë”, u shpreh Basha.  

Më tej kreu i PD-së tha se qeveria i ka mundësitë të rimbursojë paketën e plotë anti-COVID, por refuzon të bëjë një gjë të tillë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë vetë shëndetin e tyre. 

“U bëj thirrje të mbroni shëndetin tuaj vetë, se sa për qeverinë jemi vetëm. Shqipëria i ka mundësitë që t’u ofrojë disafish më shumë ndihmë. Një minimum për pensionistët mund ta bëjë ky shtet. Qeveria i ka mundësitë të rimbursojë paketën e plotë anti-COVID”, tha kreu i PD-së. 

Ndërkohë, gjatë diskutimit me kryedemokratin Basha, pensionistët shprehën shqetësimet e tyre për jetesën e shtrenjtuar, pensionet e ulëta dhe frikën ndaj rritjes drastike të rasteve me COVID në qytetin e Tiranës. 

“Marr 150 mijë lekë, 40 vjet punë, kategoria 7. Kur u bë sistemi na futën të gjithëve kështu, sot me këtë 2 % që kish vënë kryeministri unë marr 150 mijë lekë. Çfarë do të bësh me këtë pension? Kur thua ti, gripi këto kështu, ne na ruajt zoti se për Edi Ramën, e ikëm ne”, u shpreh njëri nga pensionistët.

“Në ate që thatë për rimbursimin e ilaçeve, vërtet shtrohet pyetja ju besoni se çdo qeveri do të rimbursojë ilaçet. Unë të them me sinqeritet ta them me gojën plot që jo. E di çfarë do të thotë, unë kam njerzit e mi që janë të sëmurë, që kanë këtë sëmundje, është kostoja 500 Euro në muaj, në të kaluarën dhe Edi Rama do na jaë ne 500 Euro në muaj? Nuk besoj”,  tha një tjetër pensionist. 

 

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER