Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri”, PD denoncon: Veliaj gënjeu, vlera e fondit u rrit deri në 4.5 mln euro

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sulmuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nëpërmjet një deklarate nga selia blu, Tabaku u shpreh se Veliaj ka gënjyer për fondet e rindërtimit të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë. Sipas saj plani i tij dhe i qeverisë shqiptare ishte që t’i frynin kostot e shkollës dhe se vlera e rindërtimit të shkollës u rrit deri në 4.5 mln euro, 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE.

 “Për nëntë muaj me radhë Erion Veliaj dhe qeveria gënjyen publikun duke deklaruar se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet me fondet e Bashkimit Europian. I pacipë dhe duke gënjyer ditën për diell, Erion Veliaj vazhdoi të flasë për këto fonde, edhe kur faktet flisnin kundër tij dhe pohimeve të tij.

Së fundi, mbërriti deri aty sa të censurojë Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili sqaroi publikisht se fondet për “Sami Frashërin” nuk janë nga fondet e rindërtimit të BE-së.Fare pak media e transmetuan deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian, sepse pjesa më e madhe e tyre u bllokuan nga Erjon Veliaj dhe të tijtë.

Prandaj, ne e kemi të qartë që media e shantazhuar, e frikësuar apo edhe blerë, ka zgjedhur të censurojë këtë deklaratë. Kjo deklaratë përgënjeshtroi Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn dhe për të disatën herë i shpalli Mashtrues dhe Gënjeshtar.

Sipas tabelës së publikuar nga Bashkia Tiranë kosto e shkollës shkon në 4.5 mln euro, një vlerë gati 8 herë më e lartë se sa shkollat e ngjashme që ndërton BE. Në vend të gënjejë në mënyrë të pacipë, qeveria, bashkia, duhet t’i japin përgjigje pyetjeve që u fshihet prej dy javësh”, u shpreh Tabaku.

Më tej ish-deputetja i drejtoi tre pyetje kryebashkiakut Veliaj për rindërtimin e shkollës. 

“1.A u rehabilitua shkolla “Sami Frashëri” duke u shpallur si një shkollë që do t’i qëndronte viteve e fortë? Çfarë shkoi keq me këtë pohim të Veliaj që shkolla degradoi aq shumë sa të shembej? 2.A është shpallur në datën 27 mars projektimi i ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” dhe anuluar 3 javë më vonë, në 21 Prill 2020? Që do të thotë se ditën që u prish shkolla, nuk kishte as projekt-ide as projekt – zbatim dhe asnjë tender të hapur? 3.Në cilin sirtar ka përfunduar procedura e papërfunduar e tenderit për shkollën “Sami Frashëri”? Pse nuk ka asnjë dosje publike duke filluar nga fondet, projekti dhe deri tek procedurat e tenderit publik?

Nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj mendojnë se me heshtjen, kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave do t’i mbyllin gojën të vërtetës, i kanë bërë llogaritë gabim. Shqiptarët dhe mbi të gjitha qytetarët e Tiranës do të marrin vesh të vërtetën, provat dhe faktet që i kemi bërë publike dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë publike se si është manipuluar e vërteta për shkollën “Sami Frashëri”.

Shkolla “Sami Frashëri” është thjesht një pasqyrë e mënyrës se si Bashkia operon, se si qeveria operon. Është thjesht një mënyrë e fasadës që çdo ditë ia ofrojnë qytetarëve të Tiranës, fasadë e cila ka rënë për të gjithë shqiptarët dhe me 25 prill do të marrë goditjen përfundimtare.’, deklaroi ish-deputetja. 


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER