Naftëtarja Lola Nuhaj për Euronews Albania: Do takojmë kryeministrin, shpresojmë të mos na zhgënjejë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lola Nuhaj, njëra prej grave naftëtare që prej 25 ditësh është pjesë e grevës së urisë, tregoi për Euronews Albania se gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që ato të tërhiqen nga greva për të nisur dialogun me kryeministrin.

“Do dalim që ta presim jashtë kryeministrin. Nuk duam që të dalim prapë të zhgënjyer,” – tha znj. Nuhaj.

Teksa përmendi hallet e saj dhe të kolegeve, stresin, presionin dhe ndër të tjera dhe heshtjen e qeverisë, grevistja tha se gjendja e tyre shëndetësore nuk mund të ishte ndryshe përveçse shumë e rënduar.

“Shpresojmë shumë te kryeministri dhe i lutemi mos të na nxjerri të zhgënjyer dhe këtë radhë se ne nuk do heqim dorë se nuk kemi rrugë tjetër,” – tha ajo.

Ditën e nesërme në orën 18:00 atëherë kur pritet dhe takimi i Ramës dhe naftëtarëve bashkë me grupin negociator, Lola Nuhaj sqaroi se edhe njëra prej grave naftëtare mund të shkojë me përfaqësinë e vendosur për të zhvilluar dialogun me kryeministrin.

Ajo tha se greva do të vijojë dhe sot dhe nesër do të dalin për të pritur kryeministrin dhe nëse marrëveshja nuk arrihet ato do të rikthehen në grevë.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER