60 mësues dhe dhjetëra nxënës të infektuar me COVID-19 në qarkun e Korçës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vazhdon rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarve me COVID-19 edhe në qarkun e Korçës.

Përveç vatrave familjare, të infektuar rezulton të jenë edhe afro 60 mësues.

Korrespondenti i Euronews Albania në Koorçë, Xhensil Shkëmbi bëri me dije se në qarkun e Korçës prej fillimit të pandemisë rezultojnë të prekur nga COVID-19, 753 persona, ndërkohë që 36 persona kanë humbur jetën.

Ai shpjegoi se nga kontakti që pasur me autoritetet vendore të shëndetësisë dhe arsimit është konfirmuar se vetëm në bashkinë e Korçës janë 40 mësues të infektuar me COVID-19, ndërsa në bashkinë e Pogradecit janë 17 mësues.

“Gjithashtu, 6 nxënës rezultojnë të prekur në Pogradec dhe mbi 20 nxënës në Korçë. Problematika qëndron edhe në pjesën e administratës.

Pak ditë më parë u mbyll hipoteka e Korçës, pasi 8 punonjës rezultuan të infektuar me COVID-19, ndërkohë që iu mor tamponi të gjithë punonjësve. Tre kopshte janë të mbyllur”, – tha korrespondenti i Euronews Albania, ndërsa shtoi se në radhën e prindërve ka nisur të shtrohet shqetësimi se tashmë fëmijët e tyre mund të infektohen më lehtë me COVID.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER