Pandemia, Basha akuza ndaj Ramës: Spitalet janë në kolaps. Kryeministri: Krydemokrati synon panikun, po sillet si kalama i llastuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë plan për numrin e lartë të infektimeve me coronavirus. Sipas kreut të PD-së spitalet janë në kolaps dhe se të sëmurët po dergjen nëpër ambulanca. Basha thekson se ka ardhur koha që Edi Rama të largohet. 

“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.  Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.”, shprehet Basha.

Ky i fundit nënvizon më tej se demokratët do të fitojnë zgjedhjet dhe do të ngrenë edhe ekomoninë.

“Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.”, shkruan Basha.

 

 Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë në një postim në Twitter shkruan se Basha synon panikun dhe çoroditjen dhe  kërkon të bëjë COVID-in pjesë e frontit qesharak opozitar.

“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu! Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!”, shkruan Rama.

 

Këto reagime vijnë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 501 raste të reja me COVID-19.  Ndërkohë, kanë humbur jetën dy pacientë në spitalet COVID.  Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Lexo gjithashtu: 

 Shifra rekord, mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në 24 orë


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER