Pas 44 ditësh, naftëtarët pezullojnë grevën e urisë: Gati për negociata me kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Naftëtarët kanë pezulluar grevën e urisë pas 44 ditësh ngujim në ish-ambulancën e rafinerisë së Ballshit.

Në fillim ishin burrat, ish-punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh që qëndruan për 19 ditë në grevë urie, të cilët më pas u zëvendësuan nga gratë naftëtare, të cilat ndenjën edhe 26 ditë të tjera në grevë urie.

Një ditë më parë naftëtaret vendosën të dilnin nga greva pas kërkesave të vazhdueshme të kryeministrit për të negociuar lidhur me kërkesat e tyre, por jashtë grevës së urisë.

Në orën 18:00 të pasdites së sotme kryeministri pritet të shkojë në Ballsh për t’u takuar me naftëtaret.

“Më vjen keq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkroi Rama në Twitter.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER