Pas ‘Gjendjes Civile’, presidenti Meta rikthen në Kuvend ligjin për Metrologjinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Metrologjinë, të cilin parlamenti e ka miratuar me shumicë votash më 15 tetor.

Në argumentet e tij, kreu i shtetit thekson ky ligj ka nivel të lartë antikushtetutshmërie dhe i është drejtuar me një thirrje SPAK që të hetojë nismën e qeverisë. 

“Në këtë mënyrë si President i Republuikës, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë gjendje të rëndë, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend”,  thekson presidenti. 

Sipas Metës përmbajtja e ligjit reflekton qartë se fenomeni i korrupsionit legjislativ ka përfshirë edhe këtë nismë ligjvënëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Si përfundim, presidenti jep tre arsye kryesore se pse vendosi ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj, të cilat janë: 1- Sanksionon konkurrencën e pandershme dhe rrezikun e shtimit të praktikave korruptive;

2- Ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues; dhe

3- Është shembulli se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

Një ditë më parë presidenti ktheu në Kuvend për rishqyrtim një tjetër ligj të miratuar së fundmi dhe bëhet fjalë për ndyshimet në ligjin për Gjendjen Civile.  Në 9 faqe arsyetim, presidenti thotë se ndryshimet e bëra në ligj në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve.

 

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER