Situata e COVID-19, Denata Toçe: Të pranojmë të keqen më të vogël, të mbyllen shkollat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania, psikologia Denata Toçe foli rreth situatës së pandemisë në shkolla duke theksuar se që prej fillimit ajo ka qenë e mendimit se fillimi i vitit shkollor nuk ishte i përshtatshëm.

“Ajo që po ndodh është që numri është shumë herë më i madh sesa numri i cili publikohet. Nuk jam këtu për të përhapur panik, jam për të qenë me këmbë në tokë. Do të duhet të shikojmë cilat janë prioritetet dhe cila është e keqja më e vogël,” – u shpreh psikologia.

Sipas saj mbyllja e shkollave duhet bërë në mënyrë të menjëhershme dhe dinamika e jetës duhet të ulet sepse duke marrë parasysh situatën në të cilën po jetojmë, të vijuarit e aktiviteteve të përditshme në mënyrën siç po ndodh është “vrastare”.

Teksa përmendi vazhdimisht “balancën për të keqen më të vogël” Denata Toçe tha me bindje se pavarësisht ndikimit që mund të ketë te fëmijët mbyllja e shkollës, po të njëjtin ndikim shumë negativ do e ketë dhe përballja e tyre me miqtë e sëmurë me COVID-19.

Pyetur për vështirësitë që do të sillte mbyllja e shkollave pasi fëmijëve do u duhej një prind në shtëpi për kujdesin e tyre psikologia tregoi se vështirësinë e kishte provuar dhe vetë gjatë karantinimit të parë.

“Është një dilemë shumë e madhe të cilën e kam marrë parasysh para se të jap një mendim të tillë. Nuk është se unë personalisht i kam kushtet më të mira për ta bërë këtë gjë, përkundrazi, është një sakrificë tejet e madhe, unë e provova vetë në karantinimin e parë dhe karantinimi nuk është zgjidhje për reduktimin e virusit, është një frymëmarrje për t’i dhënë kohë sepse ajo që po shikoj është që sistemi shëndetësor po kolapsin,” – u shpreh Toçe.

Psikologia solli në vëmendje se kjo është një luftë në të cilën po mungon organizimi dhe papërgjegjshmëria e shtetit po i lë njerëzit të vetëm përballë një infeksioni nga i cili duhet të mbijetojnë.

Sidoqoftë ajo nuk la pa përmendur dhe vëmendjen qytetare dhe përgjegjësinë individuale përkundrejt ndalimit të përhapjes së virusit.

 

Lexoni gjithashtu:

60 mësues dhe dhjetëra nxënës të infektuar me COVID-19 në qarkun e Korçës

Shifra rekord, mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në 24 orë


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER