‘8% e familjeve shqiptare varfërohen nga pagesat në spitale’, eksperti i ekonomisë: Mosrimbursimi, fatal për shtresat në nevojë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 8% e familjeve shqiptare janë futur në varfëri ose varfërohen më tej, pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore.

Po sipas këtij raporti, 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike shëndetësore. Sipas raportit, mbrojtja financiare në Shqipëri është në nivele të ulëta, e kjo si pasojë e shpenzimeve të paktë në sektorin publik. 

Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor mbulon vetëm 2/3 e popullsisë, ndërsa njerëzit e pasiguruar kanë akses të kufizuar në sistemin shëndetësor. 

Për të përmirësuar mbrojtjen financiare, vendet e zhvilluara aplikojnë përdorimin e bashkëpagesave fikse të ulëta, përjashtimin nga pagesat për familjet me të ardhura të ulëta dhe një kufi vjetor të lidhur me të ardhurat që mbulon të gjitha pagesat.

Eksperti i ekonomisë, Kastriot Sulka tha për Euronews Albania se kostot e trajtimit të të sëmurëve me COVID-19 ndikon sidomos në jetën e atyre njerëzve që ose kanë punuar në të zezë ose janë pa punë, pra janë të pasiguruar. Sipas tij, mosrimbursimi i këtyre shpenzimeve mund të jetë fatale për këto familje, sepse marrja e një borxhi për të shlyer shpenzimet mund t’i zhysë edhe më shumë në varfëri.

“Të gjitha këto shpenzime janë ekstra, që nuk i ke parashikuar dhe këto gjëra u rëndojë shumë atyre që nuk janë të siguruar. Ata janë në prag të nivelit të varfërisë, duke bërë edhe shpenzime të tilla që janë shumë të mëdha, deri në 1 mln lekë, zhyten më tej në mjerim.

Kjo ndikon sidomos në jetën e atyre që janë të papunë. Në këtë rast mosrimbursimi i të sëmurëve është fatal. Pasoja ekonomike do të jetë shumë e madhe për ta”, tha z. Sulke.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER