Epidemiologu Alimehmeti: Qetësohuni! Nuk është dënim me vdekje corona, 95 për qind e njerëzve nuk kanë shenja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjeku Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Euronews Albania tha se shifrat në rritje të të prekurve me coronavirus janë normale, në një kohë që çdo virus respirator rritet me ardhjen e dimrit, ndërsa shtoi se numri i lartë i rasteve lidhet edhe me shtimin disafish të numrit të testimeve gjatë ditëve të fundit.

Ai bëri apel që njerëzit ta marrin me qetësi këtë situatë, pasi pavarësisht rasteve të shumta, 95 për qind e tyre nuk kanë asnjë shenjë klinike dhe e kalojnë gjendjen në sajë të imunitetit të trupit të tyre.

“Shifrat duhen paraqitur si raste të reja dhe kemi edhe problematikën e fatkeqësive që janë aty. Do ju ftoja të përmendni edhe të shëruarit, se në gjendjen psikologjike ndikon edhe shprehja e faktit se 95 për qind e njerëzve s’kanë shenja.

Nuk është dënim me vdekje corona. Kura e përshtatshme nuk varet nga përgjigjja e testit. Mjekët nuk merren me testin, por me pacientin. Kur pacienti ka shenja të lehta, mjafton të pushojë, të izolohet që të mos infektojë të tjerët dhe të lërë trupin t’i përgjigjet sëmundjes.

Kjo ndodhe në 95 për qind të rasteve. Shqetësimi duhet të vijë kur ka temperaturë që zgjat mbi 4-5 ditë. Temperatura e këtij virusi zakonisht është 37-37,5 dhe ulet me paracetamol. Në 4 për qind të rasteve që mund të rritet temperatura shenjat shtohen, shtohet vështirësua në frymëmarrje.

Por shumë persona raportojnë vështirësi në frymëmarrje por që s’ka të bëjë me uljen e oksigjenit në gjak. Kjo lidhet me ankthin. Jemi të bombarduar nga informacioni negativ. Rritja e stresit ul imunitetin, që është arma kryesore ndaj virusit”, tha mjeku epidemiolog.

Z. Alimehmeti apeloi që të mos bëhen analiza të panevojshme nëse personi që rezulton i prekur me COVID-19 nuk ka shenja klinike. Analizat sipas tij, duhen bërë vetëm nëse gjendja përkeqësohet dhe gjithmonë në konsultë me mjekun përkatës.

“Mjekët trajtojnë pacientin, jo analizat. Nëse është në gjendje të lehtë nuk ka nevojë për analiza. Shumica e rasteve zgjidhet nga imuniteti personal. Nëse gjendja rëndohet, bëjmë analizat. Është thjesht shpenzim ekonomik. Nëse situata ka nevojë në konsultë me mjekun, duhen bërë analizat, jo secili me kokën e vet. Partneri më i ngushtë në çdo rast është mjeku, por gjithmonë duke u nisur nga shenjat”, këshilloi mjeku.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER