Minatorët shqiptarë në vështirësi, COVID-19 tkurr tregun e kromit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pandemia ka goditur tashmë tregtinë botërore, dhe efektet e saj në ekonomi po ndihen gjithandej.

Në Shqipërinë Lindore, minatorët e kromit përpiqen dita ditës të sigurojnë jetesën sepse për shkak të rënies së eksporteve me Kinën, tregu po tkurret në mënyrë drastike.

“Kur Kina ka probleme, Bulqiza është i vetmi vend në Shqipëri që vuan goditjen e parë direkte për shkak të mungesës së kërkesës për krom,” – u shpreh menaxheri logjistik, Henri Kurti.

Në rajonin malor ku ndodhen dhe minierat e kromit, në një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, jetesa e mijëra banorëve është në rrezik.

Shqetësimin për situatën që ka krijuar pandemia e shprehu dhe një minator.

“Pandemia ka ndikuar shumë sepse nuk ka treg kromi. Po u mbyll miniera s’kemi si të mbajmë familjen,” – tha Florent Veseli.

Minatorët duhet të futen 1000 metra në nëntokë, për vetëm 300 euro në muaj dhe gjithmonë me frikën se nga momenti në moment mund të mbeten të papunë.

Një punonjëse jashtë minierave tregoi frikën që ndjen për familjarët e saj që punojnë në nëntokë.

“Burri dhe djali im po ashtu punojnë në minierë dhe gjithmonë i lutemi zotit që ata të dalin të gjallë dhe të sigurt, puna është e rrezikshme, shumë e rrezikshme,” – tha Manushaqe Dani.

Për momentin, pothuajse një e treta e 2,660 minatorëve janë të papunë.

Vetëm 20 nga 130 ndërmarrje vazhdojnë punën në miniera, sepse rënia e çmimeve nuk mbulon kostot e prodhimit.

Drita jashtë tunelit ende nuk mund të shihet.

 

Lexoni gjithashtu: 

Gjenden të pajetë 3 minatorë, dyshohet se u asfiksuan nga gazi

Vdekja e tre minatorëve në Dibër, Kol Nikollaj: Institucionet të bëjnë punën e tyre për mbylljen e minierave të braktisura

 

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER