Përjashtimi me 15 vite nga sistemi i drejtësisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për Arjana Fullanin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisionit i Posaçëm i Apelimit ka shpallur vendimin për ankimin e Arjana Fullanit, kundër vendimit që e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë. 

“Në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për Vettingut, Fullani ishte gjyqtare. Vendimi i KPK është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.”, thuhet në vendimin e KPA-së.

Për këtë vendim ka ardhur edhe një reagim nga Arjana Fullani, e cila është shprehur se do ta vijojë betejën ligjore.

“Kur nuk gjen të drejtën një person si unë që njeh shumë mirë ligjin procedurial, mendo çfarë ndodh për të tjerët. Jo çdo gjyq bëhet për post dhe për para, bëhet edhe për dinjitet”, është shprehur ajo.

Vendimi i KPK i datës 23 korrik të vitit të kaluar vendosi që Fullani për 15 vite të mos ushtronte asnjë funksion në drejtësi.

Ajo e ankimoi pjesërisht vendimin që e përjashton për 15 vite, por jo mbarimin e mandatit të saj si magjistrate.

Lexoni gjithashtu: 

Arjana Fullani kërkon rikthimin, ish-gjyqtarja kundërshton përjashtimin me 15 vite nga sistemi i drejtësisë


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER