Të dënuar për vjedhje dhe drogë, OFL u dërgon formularin 6 personave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 6 të dënuarve për vjedhje dhe drogë. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Redi Gora (Kromidha), Florjan Hasa, Ylli Hakballa, Altin Hoxha, Artur Konja dhe Rinaldo Xhemo (Filaj).

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: R. G.(K.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; F. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Y. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale  “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;  A. H., banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; A. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; R. Xh.(F.), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER