Iu gjetën rreth 300 mijë euro në kamion, gjykata lë në qeli Ferdinand Mirukajn

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ferdinand Mirukajn.

Ky i fundit u arrestua nga policia e Durrësit dy ditë më parë, pasi u kap me një shumë prej rreth 300 mijë eurosh, e cila gjendej brenda një kamioni që vinte nga Italia.

Vetë Mirukaj në deklarimin e dhënë përpara grupit hetimor ka pohuar se nuk e dinte se paratë ishin në kamionin që drejtonte dhe nuk ka dijeni si mund të kenë përfunduar aty.

Dyshimet e hetuesve janë se paratë e sekuestruara kishin destinacion qytetin e Lushnjes, tek një grup kriminal që njihet për veprimtarinë kriminale të trafikut të narkotikëve.

Për shumën e sekuestruar policia nisi procedim edhe për Aldo Likën ndërkohë që në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronar i kamionëve ku u gjeten paratë.

Ky i fundit një emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2016 është arrestuar në portin e Durrësit, ku në kamionin e tij u gjetën 190 kg drogë. 

Lexoni gjithashtu: 

294 mijë eurot që u kapën në Durrës kishin si destinacion Lushnjën


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER