Mbi 100 mësues të infektuar, nis fushata në Korçë për gjetjen e vullnetarëve në arsim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qarku i Korçës vijon të përjetojë rritjen e ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Jo vetëm vatrat familjare por edhe institucionet arsimore vijojnë të ngelen problem në këtë qark.

Ndërkohë bashkia e Korçës ka nisur fushatën për mësues vullnetarë për të zëvendësuar mësuesit e infektuar.

Janë rreth 100 mësues, të cilët kanë rezultuar pozitivë dhe tashmë janë në pritje që të shërohen dhe të rikthehen në shkolla.

Ndërkohë në të gjithë vendin rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri më dijë një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 532 raste të reja me COVID-19 dhe 7 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit. Ndërkohë 100 persona të tjerë kanë mundur të shërohen.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Korça me korrespondentin e Euronews Albania atje, Xhensil Shkëmbi tregoi se situata e pandemisë në Korçë ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas komunikimit të gazetarit me Drejtorinë Vendore të Shëndetit Publik, aktualisht janë 817 persona aktiv të infektuar me COVID-19 ku 777 prej tyre ndodhen në Korçë të vetëkarantinuar ndërsa 41 prej tyre janë në Tiranë në spital dhe vetëm njëri prej këtyre 41 personave ndodhet në terapi intesive.

“Që prej fillimit të pandemisë e deri më sot numri i të vdekurve ka shkuar në 46,” – raportoi Shkëmbi.

Ai tregoi se përveç faktit që Ministria e Shëndetësisë në numrat e të prekurve me COVID nuk kishte përfshirë qytetin e Korçës, mungon gjithashtu dhe Task Forca e Drejtorisë Vendore të Shëndetit Publik për të vrojtuar situatën në qytet.

“230 mësues prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 110 prej tyre momentalisht janë aktiv, 55 janë në qytetin e Korçës, 45 janë në rrethe dhe po ashtu të infektuar ka edhe mes nxënësve,” – tha Xhensil Shkëmbi.

Nisur nga rasti i qytetit të Shkodrës ku në momentin kur mësuesit rezultuan pozitiv shkolla u mbyll, në Korçë bëhet zëvendësimi i mësuesve përmes portalit.

Përveç kësaj gazetari Shkëmbi solli në vëmendje dhe fushatën që po zhvillohet në Korçë për mësuesit vullnetarë.

Së fundmi ai theksoi se pavarësisht numrit në rritje të infektimeve nuk vihet re një rritje e protokollit mbrojtës, ndërkohë që sqaroi se është i dukshëm shtimi i numrit të patrullave që monitorojnë mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

 

 

Lexoni gjithashtu: 

 ”Shkollat vatra infeksioni”, PD ngre shqetësimin: Deri më sot 10 mësues kanë humbur jetën

60 mësues dhe dhjetëra nxënës të infektuar me COVID-19 në qarkun e Korçës

7 viktima dhe 532 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri, rekord pacientësh të shtruar në spital

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER