PD: Konfirmon SPAK, Ervin Bushati nën hetim për mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka njoftuar se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar për selinë blu se deputeti Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

PD sqaron se kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. Sipas PD-së ai tashmë është paditur për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në përgjigje të kësaj kërkese, PD njofton se SPAK u ka kthyer përgjigje, në të cilën thuhet se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

Procedimi penal, sipas PD, është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu.

PD e ka depozituar kallëzimin që në tetor 2018 dhe çështja u kalua nga Prokuroria e Tiranës tek SPAK, pas krijimit të kësaj prokurorie.

“Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të Ervin Bushatit, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Konkretisht, sipas PD-së rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.

Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.

Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.

Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.

Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.”, njofton PD. 

 


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER