Transportuan gjashtë emigrantë të paligjshëm, në pranga katër persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” është bërë me dije se katër shtetas janë vënë në pranga pasi janë kapur duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm.

Dy prej të arrestuarve, drejtonin mjetet pa leje drejtimi. 

Rigels Hudhri, 22 vjeç; Skënder Gjymenga, 35 vjeç; Arben Korumi, 49 vjeç dhe Limon Selimi, 50 vjeç.

Këta janë qytetarët që në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë përdorur tre automjete për të transportuar gjashtë emigrant të paligjshëm të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Ata u kapën nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas.

Burimet policore bëjnë me dije se Selimi dhe Gjymenga ishin pa leje drejtimi gjithashtu.

Të gjitha materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER