Ministrat e Punëve të Jashtme të BE diskutojnë kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE pritet që ditën e nesërme të zhvillojnë një video konferencë, ku çështjet kryesore të diskutimit do të jenë sundimi i ligjit në vendet e BE, paketa e rimëkëmbjes ekonomike, lufta kundër antisemitizmi.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas vend që mban edhe presidencën e BE, do të informojë ministrat lidhur me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i presidencës gjermane, thuhet në agjendën e takimit, është që kornizat negociuese dhe rregullimet e brendshme të aprovohen në kohë, në mënyrë që të dyja vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare  në vitin 2020, e nëse plotësohen kushtet, ky është hapi që nis zyrtarisht procedurën e anëtarësimit.

Në 25 mars, këshilli miratoi konkluzione mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe anëtarësimit  me të dy vendet.

Reformat themelore demokratike dhe ekonomike dhe ato që lidhen me sundimin e ligjit përfaqësojnë objektivin kryesor të procesit të pranimit.


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER