Banka Botërore: Shqipëria në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të mjekëve për banorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banka Botërore lajmëron se pandemia Covid-19 do të bëhet shkak në përkeqësimin e treguesve kryesorë të shëndetit.

Ndikime negative do të ketë tek vendet që kanë numër të ulët mjekësh dhe infermierësh për banorë dhe ato me mungesë logjistike mjekësore.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet në krah të vendeve afrikane për numrin e ulët të stafeve mjekësore për banorë.

Shqipëria ka 4.9 mjekë dhe infermierë për 1000 banorë. Kjo shifër është shumë e ulët në raport me vendet e tjera të kontinentit ku bëjmë pjesë.

Sipas Bankës Boterore, numri i stafeve mjekësore dhe kostoja e shërbimeve janë thelbësore për të minimizuar rreziqet që i kanosen shëndetit.

Pandemia tregoi se edhe vendet me të ardhura të larta dhe shëndetësi të zhvilluar u gjendën në kolaps për të përballuar flukset e pacientëve.

Lexoni gjithashtu:

Ekonomia globale, OBEZH: Rritje 4.2% vitin e ardhshëm, Kina në pararojë

 


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER