Milionat e “luftës” anti-COVID, tenderi i dyshimtë, pajisjet u blenë tre herë më shtrenjtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të tenderimit të dyshimtë.

Në garën me fond 600 milion lekë, për masa mbrojtëse për përballimin e situatës së pandemisë, disa kompani kanë kërkuar të blejnë këto pajisje me 100 deri në 200 milion lekë, por janë refuzuar për një kompani që ka ofruar çmimin maksimal.

Në muajin korrik Agjencia e Prokurimeve publike ka shpallur një tender me fond limit, 600 milionë lekë, ose 5 milionë euro për blerje artikujsh për masa mbrojtëse në përballimin e situatës pandemike.

Në garë u futën 12 kompani, nga të cilat 2 nuk shpallën ofertë ekonomike. Në procedurën e shqyrtuar në fund të muajit shtator, Ministria e Shëndetësisë dhe komisioni përgjegjës i prokurimeve, kualifikoi 5 kompani, ndërsa mbledhja u pasua edhe me ankesë nga njëra prej firmave që doli jashtë garës. Ofertat ekonomike varionin nga 119 milion lekë deri në 511 milion.  Ky tender është denoncuar nga Partia Demokratike sepse firma fituese renditet në mesin e atyre që paraqitën ofertën më të lartë ekonomike.

“Kanë blerë pajisje anti-COVID me vlerë 3-fish më të lartë, duke skualifikuar ofertat e tjera që ofronin shërbim me 1 milion euro. një palë çizme plastike blihen me 3-fishin e çmimit,” – u shpreh Orjola Pampuri, ish-deputete e Partisw Demokratike.  

E pyetur nga Euronews Albania, Pampuri deklaroi se ky denoncimi lidhet me mënyrën se si qeveriset edhe në kohë fatkeqësie.

Prokurime për blerje barnash dhe pajisjesh anti-COVID, janë bërë të zakonshëm pas muajit mars, por për shkak të vlerës dhe precedentit, PD prej 3 ditësh ka lëshuar akuza të forta për këtë rast.

 

Lexoni gjithashtu: 

PD:Pajisjet anti-COVID u blenë 3 herë më shtrenjtë, qeveria shpalli fituese ofertën më të lartë

Tenderi për pajisjet anti-COVID, Pampuri: Iu dha kompanisë që ofroi çmimin më të lartë, po grabiten qytetarët


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER