Qytetarët në radhë pranë Drejtorisë së Transportit në Korçë, nuk respektohet distanca

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Radhë të gjata qytetarësh në Drejtorinë Vendore të Shërbimeve të Transportit Publik në Korçë. Siç shihet edhe në foto, qytetarët shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke bërë kështu që të mos respektohet distanca e kërkuar.

Shkak i situatës duket se është bërë mosfunksionimi i sistemit që prej ditës së djeshme duke shkaktuar grumbullimin e më tepër se 30 personash të cilët presin shërbim pranë kësaj drejtorie.

Në këtë kohë është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë distancën sociale, pasi nga dita në ditë po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë së kanë humbur jetën dymbëdhjetë pacientë të infektuar, ndërkohë që 832 persona u diagnostikuan mbartës të virusit.

Lexoni gjithashtu:

Dymbëdhjetë viktima dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER