Raporti i FMN për Shqipërinë, vlerësohet përgjigja ndaj tërmetit, pandemisë. Rënia ekonomike 7.5%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria vijon të jetë e prekur rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe nga pandemia. Por sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar autoritetet iu përgjigjën me përpikmëri këtyre goditjeve dhe për këtë në raport u jepet një përgëzim autoriteteve shqiptare.

Drejtorët ekzekutivë përgëzuan autoritetet shqiptare për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik deri tani, dhe mirëpritën përpjekjen e tyre për të mbështetur jetesën në përgjigje të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë COVID-19

Megjithatë ekonomia sipas FMN duhet mbështetur në vitin 2021 por duhet të jetë subjekt i transparencës dhe llogaridhënies. Autoriteteve u është kërkuar të rregullojnë sa më shpejt masat e jashtëzakonshme në menaxhimin publik financiar të marra gjatë emergjencës si dhe fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen kontrolleve të përshtatshme.

Në përmbyllje të raportit të programit të parë mbikëqyrës, FMN e ka përkeqësuar parashikimin e saj për rënien ekonomike nga 5.5%, në 7.5. Rimëkëmbja do të ndodhë gradualisht përgjatë viteve 2021-2022.

Ekonomia e Shqipërisë ndërkaq shihet e lidhur ngushtë me gjendjen e pandemisë. Nëse do të ketë një rritje të mëtejshme të numrit të infektimeve, kjo do të godasë ekonominë shqiptare duke dobësuar turizmin dhe remitancat. Sfida të tjera janë rritja e borxhit publik, rritja e kredive të këqija dhe rritja e riskut fiskal.

Lexoni gjithashtu:

Raporti i FMN-së, eksperti i ekonomisë Malaj: Përkeqësim i stabilitetit të financave publike shqiptare

Neritan Sejamini: Rindërtimi do të lerë një borxh që do të vendosë në vështirësi vendin


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER