Motra e Klodian Rashës flet për Euronews Albania: Vëllai im s’ka pasur probleme me shtetin, në 25 dhjetor martohej

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Motra e Klodian Rashës, Sibora tha për gazetarin e Euronews Albania, Renaldo Salianji se i vëllai nuk ka pasur armë me vete dhe se kishte dalë të blinte cigare.

Sipas Siborës, e cila jeton prej vitesh në Itali, i vëllai nuk ka pasur ndonjëherë probleme me shtetit, ai ishte i fejuar dhe më 25 dhjetor do të martohej.

“Ka qenë shumë i drejtë, punonte me të atin. Ka shkuar të marrë cigare kur policia e ka qëlluar pa paralajmërim. Dua të drejtën e vëllait tim, për çfarë arsye e kanë vrarë kur s’ka pasur armë me vete?

Dua të zbuloj se për çfarë arsye është vrarë vëllai im. Jo shteti t’i vrasë, por t’i mbrojë njerëzit që të mos ikin nga vendi. Vëllai im s’ka pasur kurrë probleme me shtetin, ka qenë i fejuar, më 25 dhjetor do martohej”, rrëfeu motra e 25-vjeçarit të vrarë nga policia.

 

Lexoni gjithashtu:

LIVE | Vrasja e Klodian Rashës, situatë e tensionuar para Kryeministrisë, forcat speciale zmbrapsin me spraj lotsjellës protestuesit

Etiketimet

‘Nuk shkëputemi dot nga puna dy herë në ditë’, prindërit ankohen për mësimin me turne

Më të vegjlit, ata që hyjnë në klasën e parë, mbajnë në dorë lule për mësuesen, ndërsa barrën e orareve të çrregullta e mbajnë...

Presidentja e KE në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka nisur nga Tirana vizitën në vendet e rajonit. Presidentja e Komisionit Europian u prit me ceremoni...

Çështja ‘Tahiri’ shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e kësaj gjykate. Saimir...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER