Aksioni anti-drogë në Vlorë, zhvillohet seanca e rivlerësimit të masave të sigurisë për 27 të ndaluarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Vlorës njofton se gjatë operacionin anti-drogë “Hapësira” janë arrestuar 27 persona, pasi një hetimi 6-mujor.

Të 27 personat akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas policisë është ushtruar kontroll në 41 banesa.

Në Gjykatën e Vlorës është duke u zhvilluar seanca e rivlerësimit të masave të sigurisë për 27 të ndaluar gjatë operacionit “Hapësira”.

Në total me 47 persona të proceduar, mes tyre edhe 6 efektivë policie të komisariatit të Himarës, operacioni u finalizua pas hetimesh që zgjatën 6 muaj në të gjithë qarkun e Vlorës.

Aktualisht në gjykatë, janë duke u futur pjesë-pjesë 27 të akuzuar për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Deri më tani, sipas burimeve nga brenda seancës gjyqësore, është kërkuar arrest me burg për dy efektivë policie David Fakaj dhe Veip Lala, si dhe arrest shtëpie për dy gra, Ritiana Duro dhe Mbarime Ruko nga Gjirokastra.  

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, ku janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celularë. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Aksioni anti-drogë në Vlorë, Policia: Janë arrestuar 27 persona, 5 të tjerë në kërkim

Operacioni anti-drogë në Vlorë, Lleshaj: Një sukses, u shkatërrua një rrjet prej 41 personash

 


Etiketimet

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER