Bojë ministrisë së Arsimit, ”Lëvizja për Universitetin” kërkon largimin e Evis Kushit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistët e “Lëvizjes për Universitetin” nuk i kanë pritur mirë deklaratat e ministres së Arsimit bërë ditët e fundit për protestën për vrasjen e Klodian Rashës nga policia dhe për këtë i kanë kërkuar sot dorëheqjen.

Ata kanë hedhur bojë të zezë në drejtim të ministrisë së arsimit.

Ndërkohë një ditë më parë ministrja Kushi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar deklaratën e saj, për të cilën u shpreh se është nxjerrë jashtë kontekstit.

Në çdo intervistë jam shprehur se i vlerësoj protestat si një ndër arritjet tona më të mëdha, e sa më e qetë e qytetare protesta, aq më e fortë kauza e saj.

E ndërkohë pa dyshim jam shprehur kundër dhunës në protesta, kundër dëmtimit të pronës publike e private, e sidomos kundër keqpërdorimit të fëmijëve nëpër protesta.

Për këta kemi të gjithë detyrimin që t’i edukojmë me vlerat më të mira të demokracisë, qytetarisë, paqes dhe tolerancës.

 

Lexoni gjithashtu:

Kërkohet largimi i Evis Kushit, studentë të Lëvizjes për Universitetin qëllojnë me vezë Ministrinë e Arsimit


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER