Gazetari i Euronews Albania tregon detajet nga pamjet filmike të natës kur u vra Klodian Rasha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje të drejtpërdrejtë gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi se siç u parashikua dhe ditën e djeshme ku patëm një informacion zyrtar nga Prokuroria e kryeqytetit kemi të bëjmë me disa pamje filmike të cilat ende nuk ishin përftuar.

“Tashmë hetuesit kanë në dorë këto pamje filmike ku sipas prokurorisë qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i Policisë, Nevaldo Hajdaraj,” – tregoi Ferhati.

Pamjet të cilat japin dhe një panormaë më të qartë të ngjarjes tregojnë se efektivi i Policisë ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë drejt qytetarit Klodian Rasha.

Gjithashtu është zbuluar se në momentin kur Hajdaraj ka goditur, Rasha ka qenë duke vrapuar.

Në raportimin e Eni Ferhatit mësuam gjithashtu se nga ana e prokurorisë janë hedhur poshtë dhe akuzat apo pretendimet e familjarëve se mbi Rashën është ushtruar dhunë.

“Nga kqyrja e viktimës nuk konstatohet që ndaj Klodian Rashës të jetë ushtruar dhunë,” – tha gazetari teksa citoi dhe deklaratën e Prokurorisë por nuk la pa përmendur se nga ana e familjarëve thuhet që në pjesën e kokës, nga pas por edhe në fytyrë, Klodiani ka pasur hematoma.

Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije se brenda ditës së sotme Nevaldo Hajdarajt i cili aktualisht gjendet në burg dhe nuk e ka apeluar vendimin, do t’i komunikohet akuza e plotë.

Më pas e gjithë akuza do t’i përcillet familjarëve të Rashës të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me akuzën fillestare.


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER