Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të distancohet nga dhuna.
Në një postim në Facebook, Balla ka publikuar ngjarjen e 21 janarit dhe atë të Klodian Rashës, ku theksohet për këtë të fundit ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërsa për vrasjet e 21 janarit nuk dha dorëheqjen ministri Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha.
“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulëzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj!”, shkruan Balla.
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë përfunduar pas 6 ditësh.
Burime nga Prokuroria bënë me dije për Euronews Albania se pas analizimit në tërësi të provave, akuza për efektivin e “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj do të jetë “vrasje me dashje”.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kërkojnë vetëm drejtësi për vrasjen e të riut.
Lexoni gjithashtu:
Vrau Klodian Rashën, mbi efektivin e ‘Shqiponjave’ rëndon akuza ‘vrasje me dashje’