Kufizimet po frenojnë ekonominë, Gent Sejko: Kemi skenarë pozitivë, në vitin 2020 u rrit kredia në lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaron se masat e reja për të luftuar pandeminë, do të ndikojnë në ngadalësimin e rimëkëmbjes ekonomike.

Megjithatë skenarët e Bankës në vijim janë pozitivë. Pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës që la të pandryshuar normën e interesit, Sejko foli edhe për situatën e sektorit bankar, ku raportohet rritje e kredisë në lekë.

Masat kufizuese të vendosura pas shtimit të rasteve me Covid-19 në muajin tetor kanë ndikuar në ngadalësimin e rimëkëmbjes ekonomike. Edhe pse të dhënat për 3-mujorin e katërt të vitit janë ende paraprake, Guvernatori i Bankës Qendrore e mbështet deklaratën te raportimet e bizneseve mbi aktivitetin e tyre ekonomik.  

“Përkeqësimi i situatës epidemiologjike dhe rivendosja e pjesshme e kufizimeve gjatë tremujorit të katërt sugjerojnë një rikuperim më të ngadaltë të aktivitetit ekonomik në këtë periudhë. Ky vlerësim mbështetet nga rënia e besimit të bizneseve dhe ilustron brishtësinë e zhvillimeve ekonomike në afatin e shkurtër,” – tha Sejko.

Në deklaratën e politikës monetare, Sejko shtjelloi edhe një raport mbi kreditimin i cili u rrit me 6.3%. Këtë vit, të avantazhuar ishin bizneset për shkak të garancive shtetërore, ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson rritjen e kredisë në lekë.

“Rritja e kreditimit të në lekë tregon transmetimin e politikës tonë monetare. Gjithashtu shmang riskun e këmbimit valutor, pra ndikon pozitivisht në stabilitetin financiar,” – shtoi më tej Sejko.

Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, Banka mbajti të pandryshuar normën e interesit 0.5%, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen ngelen pozitive, kjo nisur edhe nga lajmet pozitive të zbulimit të vaksinave anti-Covid.


Etiketimet

Bujku punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER