Raporti i ”Transparency International”, Besar Likmeta: Kemi rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN u shpreh në Euronews Albania se raporti i “Transparency International” dhe raporte të ngjashme me të, tregojnë një rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit në vend.

“Unë e vlerësoj në bazë të raporteve të ngjashme që kanë dalë për rajonin gjatë viteve të shkuara dhe gjatë këtij viti, ku regjistrohet një rënie e demokracisë dhe mirëqeverisjes dhe një rritje e korrupsionit dhe kapjes së shtetit”, u shpreh z.Likmeta.

Sa i përket çështjes për ‘ligjin me porosi’ ai tha se këto ligje miratohen pas lobimit të korporata apo grupe interesi.  

Sipas tij interesat e popullit nuk vihen në plan të parë.

“Do të thotë shumë gjëra, do të thotë që një ligj nuk miratohet në interesin publik nga të zgjedhurit e popullit. Miratohet nga grupe lobimi, korporata ose individë që ndikojnë tek procesi demokratik, i ligjvënies dhe ligjbërjes. Shtyn përpara interesat e tyre ekonomike ose politike, idelogjike”, tha ai më tej.

Likmeta nënvizoi më tej se është vënë re edhe një përkeqësim i transparencës së institucioneve të drejtësisë. 

“Fatkeqësisht ajo që kemi vënë re gjatë viteve të fundit kontrolli i hapave që shkojnë kundra interesit publik, kemi pasur projektligje për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, nuk janë vetëm raste që thuhet në raport që nënvizohen. Kemi vënë re një përkeqësim të transparencës së institucioneve të drejtësisë”, theksoi z.Likmeta.

Lexoni gjithashtu:

”Transparency International” për kapjen e shtetit: Shqipëria dhe Turqia janë vendet ku ka më shumë ligje me porosi

 

 


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER