Trafikim narkotikësh dhe të miturish, OFL u kërkon pasurinë 5 të dënuarve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 5 të dënuarve për vepra të ndryshme penale

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Arben Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali, banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari, banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER