Ankimohet tenderi për aeroportin e Vlorës, ngrihet shpallja e fituesit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tenderi për Aeroportin e Vlorës është pezulluar, pas ankesës së një prej kompanive në garë, dy ditë para shpalljes së fituesit. Për ministren e Transportit, Belinda Balluku, ngrirja e procedurës duhet konsideruar si lëvizje pozitive.

Gara e partneritetit publik-privat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, e ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ka sjellë të tjera vonesa në finalizimin e saj. Është kompania Global Technical Mecanics, që ka depozituar ankesën, ndërsa arsyet e saj mbeten të paqarta. E pyetur nga Euronews Albania, ministrja Belinda Balluku tha se ka urdhëruar pezullimin e garës.

“Ne nuk ia heqim askujt të drejtën e kësaj gare për t’u ankimuar, kështu që ankesa është marrë parasysh nga KPP-ja. Ministria ka nxjerrë urdhrin për ngrirjen, sipas datave dhe urdhrave në fuqi të ligjit”, u shpreh znj. Balluku.

Sipas ministres, ankesa nuk duhet t’u lerë vend spekulimeve, sepse tenderi do të rishikohet sapo KPP t’i përgjigjet ankesës.

“Unë do ta shikoja si lëvizje pozitive. Ndoshta na shtyn në kohë dy javë, për të bërë mbylljen, por fakti që ka operatorë të interesuar, tregon se ka një dinamikë ky proces”, shtoi ajo.

Kompania që ankohet është një prej shoqërive fituese të koncesionit të  aeroportit të Kukësit, ndërkohë që në fazën në të cilën ndodhet gara, ankesat kryesisht adresohen për kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER