Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, urojnë politikanët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me maska dhe disa orë përpara orarit të zakonshëm, qindra besimtarë katolikë morën pjesë sot në meshën e Krishtlindjeve që u mbajt pasditen e sotme në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Zakonisht mesha e Krishtlindjes mbahet mbrëmjen e vonë të datës 24 dhjetor duke hyrë data 25, e cila është dhe data e shënuar për besimin e krishterë (katolik dhe ortodoks), pasi në këtë datë lindi Jezusi i cilësuar si i biri i perëndisë. Mirëpo për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe masave të kufizimit të grumbullimeve dhe lëvizjeve mesha u vendos të mbahej më përpara.

Imzot George Frendo drejtoi lutjet për më shumë shpresë, besim dhe jetë.

Ndërkohë, për të shmangur grumbullime në një kishë të vetme, besimtarët ortodoksë zhvilluan liturgjitë dhe shërbesat gjatë ditës në të gjitha kishat e Tiranës. Përveç urimeve të zakonshme, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anasatas Janullatos uroi edhe për shëndet dhe sukses në luftën përballë pandemisë së COVID-19.

Nga ana tjetër pas meshës katolike kanë drejtuar urimet publike politikanë të ndryshëm.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi në Facebook “për një të nesërme më të mirë dhe më të begatë” ndërsa theksoi se gjatë këtij viti “kemi pasur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë”.

Pas Bashës uroi Presidenti Ilir Meta. Në një mesazh të gjatë, gjithashtu në Facebook, Presidenti i kushtoi urim të veçantë mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë që gjatë këtij viti nën pandemi janë vënë përballë një sprove të madhe.

“Le të shërbejë kjo Krishtlindje për të gjithë ne, si një moment reflektimi, për të forcuar solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë, në veçanti ndaj të moshuarve, të vetmuarve dhe njerëzve në nevojë, si dhe të rikthejmë shpresën tek të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm, për të mos ta braktisur më Atdheun tonë, për mungesë besimi dhe mundësish,” – u shpreh Meta.


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER