Betohet në Presidencë anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përparim Kalo, anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese u betua sot para presidentit Meta, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Një ditë më parë presidenti Ilir meta dekretoi emrin e Kalos, pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar një listë me dy kandidatë për plotësimin e vakancës. Në këtë listë, KED kishte vendosur në krye Aleksandër Tomën ndërsa i dyti në bazë të pikëve ishte Përparim Kalo.

Ndërkohë të enjten e kaluar Parlamenti votoi me 96 vota pro Altin Binaj si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese dhe një ditë më parë ai kreu dhe betimin para Presidentit duke marrë kështu zyrtarisht detyrën.

Betimi i Përparim Kalos para Presidentit e bën Gjykatën Kushtetuese funksionale.


Etiketimet

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Berisha nuk regjistrohet në KQZ pa vërtetim gjykate, thotë juristi

Pa vërtetim gjykate Sali Berisha nuk mund të regjistrohet në KQZ. Kjo ishte deklarata e konstitucionalistit Jordan Daci, i cili sqaroi se praktika e Gjykatës...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER