Ekonomia u tkurr 3.5% në verë, turizmi e tregtia në pikiatë, lulëzojnë ndërtimi dhe shitja e pronave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pavarësisht lehtësimit të masave, gjatë periudhës korrik-shtator, ekonomia shqiptare sërish performoi me vlera negative, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur vendi ishte në izolim.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto, në 3-mujorin e tretë vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2019. Ndërkohë, në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2%. Për 9- mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë rreth 5.3%.

Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë, ndërsa dy sektorët që nuk po njohin krizë, janë ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Në rritje ishte shëndetësia, që reflektoi shpenzimet pas pandemisë, ndërsa bujqësia ngeli në stanjacion. 

Sipas INSTAT, në rënien e tremujorit të tretë, Negativisht kontribuuan edhe Tregtia, Transporti, Akomodimi, Shërbim ushqimor, argëtimi etj. Zyrtarisht, Shqipëria ndodhet në recesion prej 1 viti. Për vitin 2020, qeveria parashikon një rënie prej 6,3%, ndërsa për vitin e ardhshëm pret një rritje ekonomike prej 5,5%.

 Ecuria e PBB-së (2020)

-2.5                   -10.2                                         -3.5

Janar-Mars       Prill-qershor                              Korrik-shtator


Etiketimet

Kompanitë ajrore paralajmërojnë probleme me fluturimet prej teknologjisë 5G

Kalimi i shërbimeve të telefonave në teknologjinë 5G do të shkaktojë probleme të mëdha me fluturimet. 10 kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA e...

OBSH kërkon të dhëna nga kompanitë prodhuese për vaksinat anti-COVID

Komiteti i OBSH-së kërkoi nga kompanitë prodhuese të listojnë vaksinat e tyre për përdorim urgjent. Ata arsyetuan se vonesat po ndikonin në përdorimin e...

Microsoft investon miliarda dollarë në industrinë e lojërave

Microsoft do të blejë prodhuesin e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Kjo është ujdia më e shtrenjtë në këtë sektor. Kompania prodhuese e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER