Kundërshtoi me armë kontrollin e banesës nga policia, autori s’pranon të dorëzohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej orës 16:00 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA) vijojnë të negociojnë për dorëzimin e një 41-vjeçari i cili qëlloi me armë policinë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zavalinë të Elbasanit, ku Josif Kavaja qëlloi me armë drejt punonjësve të policisë pasi këta të fundit, në zbatim të një urdhri gjykate, kërkuan t’i kontrollonin shtëpinë nën dyshimin se mbante armë pa leje.

Policia tha se Kavaja qëlloi drejt oficerëve, por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua. Pas të shtënave ai thuhet se është ngujuar në shtëpi.

Forca të shumta policie janë nisur drejt fshatit rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Elbasanit ku është bërë rrethimi i zonës dhe sigurimi i banorëve të tjerë për çdo rast të ajshtëzakonshëm.

Dyshohet se 41-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Tre muaj më parë Elbasani u trondit nga rasti i 71-vjeçarit Lefter Zhidriu, i cili pas një konflikti familjar kundërshtoi gjithashtu me armë punonjësit e policisë.

Zhidriu kundërshtoi edhe përpjekjet e grupit negociator ndërsa qëlloi me armë edhe forcat RENEA, gjë që në fund rezultoi fatale për të.

 

Ngjarja në zhvillim…

 

Lexoni gjithashtu:

Terrorizoi për pesë orë Elbasanin, RENEA qëllon për vdekje 71-vjeçarin


Etiketimet

‘Kam bërë burg për ty’, Basha pritet me parulla e vezë nga të rinjtë e FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me protesta jashtë ambientit ku do të zhvillonte një bashkëbisedim me gratë demokrate. Një grup grash e...

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Kosova

Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER