Meta: Do të mbështes gjithmonë pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca përpjekje kriminale për ta uzurpuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat e vlerësoi si një hap mjaft pozitiv bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shto se ka ende punë për të bërë që kjo gjykatë të ketë një rol edhe më thelbësor në të ardhmen.

“Gjykata Kushtetuese ka qenë dhe duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm në vend siç është në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës. Presidenti ka bërë çdo përpjekje që vendi të mos mbetej asnjë sekondë pa gjykatë funksionale, por ka ende punë për të pasur një gjykate plotësisht funksionale.

Për presidentin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është çështje thelbësore dhe uroj dhe shpresoj që të gjithë anëtarët e kësaj gjykate të kenë përgjegjshmëri maksimale për të kuptuar rëndësinë e këtij institucioni për shtetin e së drejtës për të mbrojtur demokracinë dhe unë do të mbështes gjithmonë pavarësinë e këtij institucioni”, tha kreu i shtetit.

I pyetur lidhur me faktorët që e mbajtën të bllokuar për një kohë kaq të gjatë funksionimin e kësaj gjykate, kreu i shtetit risolli në vëmendje përplasjen me ish-kreun e KED, teksa akuzoi mazhoranën se ka bërë përpjekje për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. 

“Nuk ka asnjë tërheqje nga ana e presidentit sa i përket kushtetutshmërisë së procesit.

Ky proces ka pasur dhe ka mangësitë e tij nga pikëpamja e ligjit dhe nga shumë aspekte të tjera. Çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi kriza apo përplasja midis presidentit në të kaluarën me parlamentin dhe me ish-kreun e KED-së ishte e pavend.

Se kishim një përpjeke për të rrëmbyer në mënyrë kriminale, një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që i takonte presidentit për ta marrë mazhoranca për llogari të saj, për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë Komisioni i Venecias ka folur më shumë qartë se kush e shkaktoi këtë incident që u bë i qëllimshëm. Presidenti ka vepruar gjithmonë në mënyrë të shpejtë dhe të dukshme, Presidenti ka qenë gjithmonë bashkëpunues”, u shpreh kreu i shtetit.


Etiketimet

720 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë numri i njerëzve që u infektuan me coronavirus në 24 orët e fundit ishte 720. Ky rezultat doli pas testimit të 4.785...

Historia e bujkut që punon tokën me gomar në Fishtë

Në shekullin e 21 Ndue Fuga përdor gomarin për të punuar tokën. Ai nuk ka mundësi të përdorë traktorin, sepse nafta është e shtrenjtë. Një...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER