Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” komentoi edhe vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë.

Rama tha se një presidente në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës.

Sipas tij politika rajonale e Kosovës është bërë si kalaja e Rozafës.

“Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët, sikundër edhe e kujtove. Zero probleme me fqinjët nuk do të thotë fshehje problemesh. Përtej kësaj nuk do të thotë që ne nuk kemi probleme me Kosovën, për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e jashtme është bërë e brendshme dhe e brendshmja e jashtme, dhe kjo e ka rraskapitur Kosovën. Ky është problemi që unë e kam adresuar tek udhëheqësit e Kosovës dhe ta adresoj edhe publikisht dhe padashur të rëndoj askënd dhe për asgjë, është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj “Shengenit Rajonal”, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafes”, tha ai.

Rama më tej sulmoi drejtpërdrejt Vjosa Osmanin, pasi tha se bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë.

“Një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë një politikë të brendshme. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish dhe të bësh propagandë në Tiranë, për të fituar vota në Kosovë. Ai tra atje nuk është kufi, sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën Milot-Fier”, u shpreh Rama.

Lexoni gjithashtu:

LIVE| Rama: Është vënë në punë linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë

Etiketimet

Kurti reagon për aksionin në Veri: Krimi po luftohet pa ndërprerje

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku u gjet një laborator i kultivimit të marijuanës me mbi...

Rama pas dështimit të raundit të dytë: Duhen dy për tango

Pas dështimit të raundit të dytë të presidentit, Rama deklaroi për mediat se nuk kanë partner. Ai u shpreh se po pret me qetësi...

Haxhiu: Opozita e Berishës ia rrezikon pushtetin Ramës më shumë se Basha

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin ‘Shock’ se me fitoren e një ditë më parë Berisha ka arritur ta fitojë betejën e tij të...

TË FUNDIT

Parlamenti miraton ligjin për menaxhimin e Butrintit

Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim do të marrë në menaxhim për 10 vitet e ardhshme Parkun Kombëtar të Butrintit. Ligji është miratuar këtë të hënë në...

BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER