Qëlloi me armë policinë, arrestohet pas dymbëdhjetë orësh 41-vjeçari në Elbasan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas orësh të tëra negociatash bëhet e mundur arrestimi i 41-vjeçarit Josif Kavaja në fshatin Selte të Elbasanit. 

Ky i fundit gjatë natës ka qëlluar me armë në drejtim të Policisë, por pak minuta më parë forcat RENEA kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit 41-vjeçari ka ngelur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë policia ka bërë të mundur kontrollin e banesës ku është gjetur pushka, më të cilën ai qëllonte.

“Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea. Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë. Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Prej më shumë se 12 orësh Josif Kavaja mbahej i rrethuar nga Policia në fshatin Selte, njësia administrative Zavalinë në Elbasan.

Kavaja hapi zjarr drejt oficerëve, por fatmirësisht asnjë nuk u lëndua dhe pas të shtënave ai u ngujua në shtëpi. 

Dyshohet se 41-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lexoni gjithashtu:

Kundërshtoi me armë kontrollin e banesës nga policia, autori s’pranon të dorëzohet


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoni të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER