Ambasada ruse sqaron propozimin për t’i shërbyer Shqipërisë vaksinën anti-Covid

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasada e Rusisë në Tiranë reagoi të mërkurën pas komenteve të qeverisë shqiptare në lidhje me propozimin e shprehur publikisht për të shërbyer vaksina anti-Covid nga Moska.

Në një postim në profilin zyrtar në Facebook, ambasada tha se e kishte shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar ndërlidhje dhe furnizim me vaksinën “Sputnik V” pas komenteve që vetë qeveria dhe një këshilltar i saj kishte shprehur për “vështirësi në qasjen e vaksinave”. Reagimi erdhi pasi kryeministri Rama e cilësoi këtë propozim si provokim.

“Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri […] u mërzit kaq shumë nga komenti i ambasadës […] ajo vetëm reagoi ndaj re-twitit të Drejtorit të Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit në BE dhe deklaratës së vetë kreut të qeverisë gjatë konferencës së 24 dhjetorit, gjatë së cilës ai përmendi vështirësitë në sigurimin sa më shpejt të jetë e mundur të sasisë së nevojshme të vaksinës për popullatën e vendit,” – sqaroi në postimin e saj ambasada ruse.

Ambasada thotë se në komentin e datës 28 dhjetor ajo kishte treguar gatishmërinë e autoriteteve ruse për të shqyrtuar një aplikim të mundshëm të Shqipërisë për t’u furnizuar me vaksinën Sputnik V.

“Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë. Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprime provokuese. Për t’u bindur që nuk është kështu, mjafton të njiheni me tekstin e komentit,” – thuhet më tej në reagimin e ambasadës.

Vaksina Sputnik V është një nga të paktën katër vaksina të miratuara për përdorim në masë, mirëpo ndryshe nga vaksinat e zhvilluara nga kompanitë perëndimore si Pfizer/BioNTech apo Moderna, ajo nuk ka marrë aprovim nga autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë.

Autoritetet ruse thonë se Sputnik V është 95% efektive kundër COVID-19, një efektivitet ngjashëm i lartë me vaksinat e tjera të perëndimit.

Të martën kryeministri Rama tha për mediat se kishte pandehur se oferta e shprehur nga ambasada Ruse “mos ishte një meme”. Ndërsa rikujtoi se procesi i sigurimit të vaksinave anti-Covid mbetet i vështirë, ai tha se propozimi rus “ishte provokim qesharak”.

Më herët Drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga pati kritikuar në Twitter qasjen e Bashkimit Evropian që sipas tij “ka lënë vetëm” Ballkanin Perëndimor që për popullsi është sa një vend i BE-së, mirëpo nuk po ka të njëjtën qasje për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

 

Lexoni gjithashtu:

Vaksina kundër Covid-19, Endri Fuga: Ballkani Perëndimor është lënë i vetëm në këtë sfidë

Vaksina kundër COVID-19, Rusia i bën ftesë për negociata Shqipërisë

Oferta e Rusisë për vaksinën anti-COVID, Rama: Mendova se ishte meme, një provokim qesharak

Rusia nis vaksinimin, mësuesit dhe mjekët marrin dozat e para të vaksinës Sputnik V

Etiketimet

Mijëra qytetarë nderojnë tre viktimat e sulmit me armë në Deçan

Para komunës në Deçan janë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë automatike ndaj...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

“Konaku i Rrajcës” aktiviteti që ruan trashëgiminë folklorike të zonës

Me qëllim ruajtjen e traditave dhe kulturës të zonës, si dhe përcjelljen te brezat e rinj një grup artistësh nga Rrajca kanë organizuar "Konakun...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER