Operacioni anti-drogë në Berat dhe Skrapar, Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë masën e sigurisë për 23 personat e arrestuar ditën e djeshme, që dyshohen të jenë pjesë e një grupi kriminal.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se 16 prej të dyshuarve janë lënë në ‘arrest me burg’, ndërkohë që katër prej tyre janë në ‘arrest shtëpie’ dhe tre të tjerë ‘detyrim paraqitje’.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë, ka goditur ditën e djeshme këtë grup kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikun e drogës në Skrapar dhe Berat.

Mes atyre që kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg ishin dhe punonjësit e policisë Bardhyl Çela dhe Astrit Duro si dhe Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan)

Po kështu, akuzohen për shpërdorim detyre edhe zyrtarët: Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan dhe Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf.

Për këtë operacion nuk ka munguar edhe një reagim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili e ka quajtur operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend.

 

Lexoni gjithashtu: 

Operacion anti-drogë në Berat dhe Skrapar, SPAK lëshon 23 urdhër-arreste, mes tyre policë e zyrtarë


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER