Përmbytjet në vend, Basha: Nuk është koha për politikë por qeveria mund të kishte parandaluar shumë dëme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi se gjendja e qyteteve të prekura nga përmbytjet mund të ishte menaxhuar më mirë.

Sipas tij masat e marra nga qeveria mund të kishin parandaluar shumë dëme edhe pse, siç u shpreh Basha, nuk është koha për të bërë politikë.

“Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të ishte ndryshe. Edhe përpara forcave të natyrës, menaxhimi i mirë nga qeveria mund të kishte parandaluar shumë dëme,” – thuhej në postimin e tij.

Së fundmi kryedemokrati theksoi se ai dhe Partia Demokratike do të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të dhënë ndihmën e tyre.

“Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tone,” – tha Basha.  

 

 

Lexoni gjithashtu: 

Përditësimi i situatës në qytetet e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit

1600 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini në pikën kritike, dëmtohet ujësjellësi


Etiketimet

Kosova ul numrin e aplikimeve për vizë në Gjermani

Kosova ka ulur ndjeshëm numrin e qytetarëve që mund të aplikojnë për vizë në Gjermani, njoftoi Ambasada Gjermane në vend të martën. Edhe personave që...

Kapet i riu teksa tentoi të vidhte në ambientet e Bashkisë Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 27-vjeçarin me iniciale Xh.K, i cili tentoi të kryente vjedhje në ambientet e Bashkisë së Durrësit. I riu u kap...

Synimi i Berlusconit për të marrë presidencën pritet me skepticizëm

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur aspiratën për postin e presidentit, votimi për të cilin do të mbahet në 24 janar, në parlamentin italian. Partitë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER