Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi: Situata është përkeqësuar, mbi 1700 hektarë tokë nën ujë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tregoi në Euronews Albania situatën e përmbytjeve në veri të vendit.

Zonja Ademi theksoi se situata është përkeqësuar ditën e sotme.

Sipas saj është shtuar numri i sipërfaqeve të tokës që janë përmbytur në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit.

“Situatën e kemi të përkeqësuar sot në mëngjes. Bëhet fjalë për një rritje 5-10 cm në Dajç. Hidrometri në Dajç sot është 6 metra e 36 cm. Ka një rritje të konsiderueshme dhe për rrjedhojë ka një numër të shtuar të sipërfaqeve të tokës, tashmë edhe në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit”, u shpreh ajo.

“Besoj se do ta kemi kaluar 1700 hektarë sot, duke përfshirë edhe Anën e Malit”, u shpreh zonja Ademi, teksa foli për sipërfaqet e përmbytura.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se momentalisht të gjitha fshatrat kanë energji elektrike.

“Sot ka energji, nuk raportohet deri në këto momente mungesa e energjisë”, u shpreh ajo.

Zonja Ademi nënvizoi se brenda qytetit situata është e menaxhueshme.

“Ne kemi qarkulluar normalisht edhe pse kishim 150 ml shi. Po flasim për prurjet që vijnë nga të gjitha përrenjtë dhe në të gjithë kaskadën e lumit Drin. Liqeni i Shkodrës ka një rritje të vogël, por jemi  1 metër larg kuotës maksimale për të shkaktuar dëme”, u shpreh kryetarja e Bashkisë.

“Gjatë janarit do të kemi një situatë të vështirë të menaxhueshme, sot kemi një ditë më të keqe se dje”, përfundoi ajo.

Lexoni gjithashtu:

Përmbytjet, kryeministri Rama: Niveli i reshjeve ishte dy herë më shumë se në 2010

1600 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini në pikën kritike, dëmtohet ujësjellësi

Etiketimet

Rusët zgjedhin sërish Putin, kritika për votim të detyruar dhe mbushje të kutive të votimit

Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ ka festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare. “Sot,  përfunduan zgjedhjet për parlamentin. Zgjedhje shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë...

Gjermania drejt zgjedhjeve, tre kandidatët për kancelarë përballen në debatin e fundit televiziv

Përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit, tre kandidatët që synojnë të pasojnë kancelaren Angela Merkel u përballën në debatin e tretë dhe të fundit televiziv....

5 të vdekur nga sulmi me armë në një universitet në Rusi

Një sulm me armë në një universitet në lindje të Rusisë la sot 5 të vdekur dhe 6 të plagosur. Ngjarja ndodhi në Universitetin e...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER